Manastiri (Bitola) është një qytet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë dhe njihet ndryshe si qyteti i Konsujve, për shkak se gjatë viteve 1878-1913, mbi 12 konsullata gjendeshin në qytet. Në kohët e lashta ky qytet njihej si Heraclea Lyncestis, themeluar nga Fillipi i II i Maqedonisë, babai i Aleksandrit të Madh. Ndërtesat islamike u shtuan gjatë pushtimit osman. Në shekullin e XVI-të, Manastiri u popullua në shumicë nga hebrenj, të cilit erdhen nga Portugalia dhe Spanja, për t’i shpëtuar persekutimit dhe inkuizicionit në këto vende. Në shëkullin e XIX-të qyteti u kthye në një qendër ushtarake, administrative dhe politike të perandorinë Osmane, e cila solli dhe zhvillimin e zejeve dhe hapjen e punishteve të shumta në qytet. Disa vite më vonë u kthye në një nga kryeqendrat e perandorisë, përsa i përkiste zejtarisë. Një nga personazhet më të njohura të qytetit, është Mustafa Qemal Ataturku, babai i Turqisë moderne, i cili u edukua në këtë qytet. Në ditët e sotme, shtëpia ky ai u rrit shërben si muze dhe ka një dhomë dedikuar Ataturkut.
Rruga kryesore e Manastirit - Shirok Sokaku, dallohet për tiparet e saj të vecanta dhe bukurinë e saj, që përftohet falë kombinimit të ndërtesave të folklorit vendas me ato të stilit oriental dhe perëndimor. Kjo rrugë kryesore shërben dhe si pikë takimi për vendasit por edhe për vizitorët e huaj në qytet. Kulla e Sahatit është një nga simbolet më të njohura të Manastirit dhe sipas gojëdhënave, thuhet se për dërtimin e saj u deshën rreth 60.000 vezë, të cilat u mblodhën vullnetarisht nga banorët e qytetit, për të forcuar betonin e për të ngritur kullën.
Vizitoni Bitolen, Maqedonia e Veriut dhe rezervoni online hotele në Bitola.