Në një lartësi mbidetar prej 880m pranë malit Deshat, ndodhet hoteli i Banishtit i rrethuar me një natyrë të gjelbër dhe romantike. Dhe pikërisht në këtë vend ndodhet edhe njëri nga burimet më të vjetra të ujërave termo-minerale në Ballkan. Fillimisht është zbuluar nga Turqit otoman të cilat e zbuluan gjatë pushtimit të trojeve Shqiptare, ku ndërtohen edhe pishinat e para, të cilat mund të vizitohen edhe sot.Sot hoteli i Banishtit paraqet një qendër moderne mjekësore, që kombinon efektet shëruese të ujërave termo-minerale me arritjet më te fundit të mjekësisë. Ky hotel ka kapacitet prej 300 shtretër, dhe ofron disa lloje të kategorive të akomodimit. Hoteli disponon dy pishina me ujëra termo-mineral dhe 10 pishina private, dhome për fitnes dhe ushtrime me instruktor, internet falas WiFi, park, parking për vetura etj.