


Krusheva është qyteza më e lartë në Maqedoni. Gjendet në lartësinë 1350m mbi nivelin e detit dhe është një qendër e rëndësishme kulturore dhe historike për vendin. Në Krushevë, në vitin 1903, pas kryengritjes Ilinden u themelua dhe Republika e parë moderne e Maqedonisë. Gjatë kryengritjeve, ushtria osmane e shkatërroi tërësisht qytetit dhe në ditët e sotme në ato zona gjendet dhe një monument i quajtur Meckin Kamen (guri i Ariut), që i dedikohet pikërisht kësaj kryengritjeje. Një pikë tjetër e rëndësishme është lapidari Makedonium, i dedikuar Maqedonisë, që gjendet në qendrën historike Gumenje. Gumenje gjithashtu dallohet për pejsazhet e saj mbresëlënëse.
Në shekullin e XVIII-të kjo zonë kryesisht banohej nga komuniteti Vlleh i Maqedonisë dhe nga maqedonas të Rekës, rajon në Maqedoninë perëndimore te quajtur Mijaks
Qyteti dallohet kryesisht për arkitekturën e tij mahnitëse dhe shumë të vecantë.
Vizitoni Krusheven, Maqedonia e Veriut dhe rezervoni online hotele në Krusheva.