I gjendur në brigjet e liqenit të Ohrit, qyteti i Ohrit është një nga qytetet e banuara më të lashta në kontinentin europian. Qyteti ndodhet në jugperëndim të Shkupit dhe në perëndim të Manastirit dhe Resenit, në kufi me republikën e Shqipërisë. Ohri është një nga qytetet më të vizituara në Maqedoni dhe shquhet për të kaluarën e tij historike. Mendohet se dikur, në qytet ndodheshin mbi 365 kisha, nga një për secilën ditë të vitit prandaj shpeshherë qyteti i Ohrit konsiderohet edhe si Jerusalemi i Ballkanit.
Qyteti është i pasur me shtëpi piktoreske, monumente historike dhe turizmi përbën sektorin më të zhvilluar në ekonominë e qytetit. Në vitet 1979 dhe 1980 qyteti dhe liqeni i Ohrit u përfshinë në fondin e trashëgimisë botërore, që mbrohet nga UNESCO. Në fakt Ohri, është një nga 28 qendrat e trashëgimisë botërore, që shërben dhe si pjesë e fondit të trashëgimisë natyrore dhe asaj kulturore.
Legjendat thonë se në qytet ndodheshin mbi 365 kisha dhe këto gojëdhëna mbështeten edhe nga shënimet e kronikanit osman të shekullit të XVII-të, Evliya Çelebi.
Disa nga aktivitetet kryesore kulturore që mund të ndiqen në qytet janë: Festivali Veror në muajt Korrik – Gusht; Festivali i Koreve, ku kore nga e gjithë bota mblidhen në qytet në fundin e muajit Gusht; Festivali Ballkanik i Folklorit dhe Festivali i Muzikës Ballkanike që mbahen në muajin Korrik; Festivali Etno-muzikor i muajit Gusht, në të cilin muzikantë nga i gjithë rajoni marin pjesë etj.
Vizitoni Ohrin, Maqedonia e Veriut dhe rezervoni online hotele në Oher.