Tetova është një qytet në pjesën veriperëndimore të Republikës së Maqedonisë që shtrihet rrëzë maleve të Sharrit, në fushën e Pollogut dhe përshkohet nga Lumi Pena. Gjatë pushtimit osman, shumica e popullsisë u kthye në besimin islam dhe u ndërtuan shumë struktura që i përkasin epokës osmane të cilat gjenden edhe sot në qytet. Nga më të njohurat përmenden: Xhamia e Pashës që ndryshe quhet edhe si Xhamia e Larme dhe Teqeja e Baba Harabatit. Të dy këto monumente janë më të njohurat në vend dhe shërbejnë si përfaqësuese të periudhës osmane në Maqedoni.
Atraksionet kryesore turistike të Tetovës janë zonat dhe strukturat e saj historike.
Xhamia e Larme është ndërtuar fillimisht në vitin 1438 dhe më pas është rindërtuar nga Abdurrahman Pasha në vitin 1833.
Teqeja e Baba Harabatit është ndërtuar në vitin 1538 rreth tyrbes së Ali Babas. Një dervish osman.
Pikat e tjera tërheqëse përfshijnë:
Kalanë e Tetovës, që ndodhet në majë të kodrave rrethuese të qytetit dhe është ndërtuar nga Abdurrahman Pasha në vitin 1820
Xhamia e Sahatit ku mendohet të ketë pasur edhe një Kullë Sahati. Kjo xhami ndodhet në pjesën e sipërme të pazarit të qytetit.
Manastiri i Leshokut që përfaqëson kulturën bizantine në qytet.
Tetova është dhe një stacion shumë i preferuar i skive në Maqedoni. Qendra e Popova-Shapkas është një nga më të frekuentuarat në stinën e dimrit.