

Më poshtë do të gjeni nje perzgjedhje te hoteleve ne Berat, Shqiperi.
Berati ndodhet në rreze të Malit të Tomorrit dhe në brigjet e lumit Osum. Është rreth 122 km nga Tirana dhe 105 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Është më shumë se 2400-vjeçar dhe një nga qytetet më tërheqës të Shqipërisë për nga arkitektura, kultura dhe historia. Berati njihet si qyteti i njëmijë dritareve dhe është shpallur monument i mbrojtur nga UNESCO. Në Berat mund të vizitoni: Kalanë e cila është e vetmja në Shqipëri që ka ende shtëpi të banuara brenda mureve të saj, kishat, Muzeun e Onufrit, Muzeun Etnografik, Xhamine e Beqareve, Xhaminë e Mbretit, lagjen karakteristike të Mangalemit etj. Vizito Beratin, dhe rezervo online hotele ne Berat, Shqiperi.