Qeparo është një fshat bregdetar në bashkinë e Himarës në Qarkun Vlorë, Shqipëri, pjesë e rivierës shqiptare. Fshati është i ndarë në dy pjesë – fshati I vjetër I ri. Qeparo ndodhet në shpatin perëndimor të malit Gjivlash, në lartësi rreth 450 metra (1,480 ft) mbi nivelin e detit. Në kohërat e lashta, Qeparo ishte vendosur në kodrën e Kastelit. Më vonë, banorët e tijj u vendosën pak më larg, në Shpatin e Gjivlash, në juglindje të kodrës së Kastelit, për të qenë më afër fushave të tyre dhe për t'i shpëtuar të ftohtit të dimrit.
Në lindje, Qeparo kufizohet nga fshati Borsh, në veriperëndim nga Çorraj, në veri nga Kudhësi, në veriperëndim nga Piluri, në perëndim me qytetin e Himarës dhe në jug dhe jug-perëndim nga deti Jon.
Qeparo ka kultivuar ullinj me shekuj, siç përmendet në fillim të shekullit të 19-të në veprën e François Pouqueville, konsulli i përgjithshëm i Napoleon Bonapartit në oborrin e Ali Pashës në Janinë, dëshmi për këtë, janë disa ullinj qindravjeçarë që ekzistojnë akoma në fshat.