Hotel Molika ne Brezovice, gjendet mu në mes të terreneve të skijimit. Është i vendosur në lartësi mbidetare 1750 metra dhe i takon kategorisë “B”. Hoteli është ndërtuar në vitin 1985 dhe në të janë të vendosur ski servisi, skitorja për vendosjen e skijave të musafirëve dhe ambulanca për shërbime mjekësore. Dhomat e hotelit janë 1, 2, 3 dha 4 krevatshe të cilat janë të kthyera kah veriu dhe jugu. Ky hotel dikurë ka qene i mbushur gjatë gjithë sezonës me mysafirë nga e gjithë bota. Në hotel gjendet restoranti, kafeneja, galeria, një minimarket, 2 tavolina për ping-pong si dhe diskoteka, e cila punon vetëm në raste te veçanta. Në hotel nuk ështe investuar asgjë që nga fillimi i viteve të 90-ta. Përmirsimi i kushteve në hotel, pritet të ndodhë pas privatizimit i cili do të ndodhë së shpejti.