Me një profesionalizëm të gjatë në fushën e hoteleris, Hotel Princi i Arbërit daton që nga viti 2002. Hoteli dallohet fillimisht per mikpritjen e mysafirëve te tij, mundësit e shumta që ofron cdo here në rritje, shërbimet më bashkohore dhe ato tradicionale dhe me kujdes te veçante kanë përcjelle suksesin e hotelit. Hotel Princi i Arbërit është një nga hotelet më të frekuentuar dhe prestigjoze ne Prishtine. Gjithashtu konsiderohet si hoteli më me emër në kryeqytet dhe më gjerë, po ashtu dhe si një nga hotelet më të rregullt e më të pasura për nga vlerat. Perkushtimi ynë i pandërprerë që mysafirët tanë të jenë të kënaqur me alternativa të shumta, për nevoja, kënaqësi dhe dëshira të ndryshme personale. Kompleksi ynë është realizuar dhe dizejnuar në menyre te tille per t'ju ofruar nje shumëllojshmëri dhe cilësi zgjedhjesh. Duke filluar nga akomodimi në dhoma apo suitat, me pije dhe ushqimin cilësor në baret e ndryshme dhe restorantet e hotelit, argëtim apo përkushtim në qendrat sportive si bowling apo body building dhe deri te mundësit e shumta për relaks duke perfshirë pishinën, hapsirën për masazhe, solarium, banjot apo sauna.