Hotel City në Prizren, është projektuar me kujdes dhe përkushtim të veçantë e cila përbëhet nga 40 dhoma, ku përfshihen dhomat me kategori të ndryshme si: Standard, Double, Triple dhe Suite, dy Restaurante, një në katin përdhesë dhe në tarracë, Fitnes, SPA, Salla për konferenca dhe mbledhje. Dhomat e hotelit janë të paisur me orendi të kualitetit të lartë dhe me teknologjinë e fundit të sistemit për kontrollimin e dhomave. Vlen të theksohet restauranti në tarracë i cili ka një pamje madhështore mbi qytetin piktoresk të Prizrenit, ku do të keni edhe mundësinë të shijoni ushqimet unike të përgaditura nga kuzhinieri profesionist zvicran Kurt Dutch. Ejani dhe vërtetohuni me cilësinë dhe rehatinë që ju ofron City Hotel.