Hotel Gold është nje nga hotelet me te mira luksoze ne Shkup i ndertuar ne një stil klasik në një lokacion miqësorë dhe të gjallë. Vetëm 2 minuta nga pjesa e vjetër e qytetit e pasur me një histori të vjetër dhe 5 minuta nga qendra e qytetit. Hotel Gold ka një lokacion të posaçëm dhe shumë afër restorantëve, bareve, butiqeve dhe museumeve të ndryshme ku mund të perjetoni atmosferën e Shkupit. Hotel Gold ofron Wi-Fi falas, parkim falas 24 orë me video monitorim. Dhomat tona janë izoluese ndaj zhurmës dhe e gjithë ndërtesa është e akomoduar me ashensor, mobilje luksoze klasike. Të gjitha dhomat janë me klimatizim vetëkontrollues dhe me LCD ekrane televiziv te pajisur antenë satelitore, me tavolinë pune dhe minibar.Staffi 24 orësh në recepcion është gati t’iu asistojë për çdo kërkesë ose pyetje. Nese po udhetoni ne Shkup per arsye biznesi apo relax hotel Gold eshte nje nga hotelet me te mira ku ju mund te prenotoni dhomen tuaj. Hotel Gold ndodhet vetëm 15 minuta udhëtim nga aeroporti dhe 5 minuta nga stacioni i autobusave.