Hotel Nais Beach - Tradita vazhdon… Hoteli Nais Beach eshte vazhdim i tradites familjare tashme te njohur te Hotel Nais, per te respektuar detyrimin ndaj klienteles tashme te afeksionuar me sherbimet e ketij hoteli. Hotel Nais Beach ndodhet ne nje pozicion strategjik sepse eshte buze detit dhe gjithashtu prane qendres se qytetit. Ky pozicion e ben hotelin te parapelqyer nga turistet ne cdo kohe te vitit. Arkitektura bashkekohore e nderthurur me: dhoma me hapesire te bollshme, pamje mahnitese te detit, sherbim te nje stafi te kualifikuar dhe mikprites jane pikat e forta te hotelit. Qyteti bregdetar i Durresit eshte gjithashtu edhe nje qender e rendesishme arkeologjike dhe historike. Hotel Nais Beach eshte rreth 500 metra larg qendres se Durresit dhe hyrjes kryesore te Portit pergjate shetitores Taulantia, nje nga vendet me terheqese te Durresit ku mund te shetisesh dhe te shijosh ushqimin apo pijet tradicionale te vendit. Hotel Nais Beach eshte 200 metra larg Museut Arkeologjik te Durresit i cili eshte nje nga museumet me te medhenj te Shqiperise. Nje pike tjeter e rendesishme historike e qytetit eshte edhe Kalaja e Durresit dhe gjithashtu Amfiteatri i famshem ku jane organizuar shume evenimente te rendesishme kombetare dhe nderkombetare gjate ketyre viteve te fundit. Keto jane dy ndertesa historike te ndertuara rreth 1800 vjet me pare nen perandorise romake. Nje qender tjeter e remdesishme historike afer qytetit te Durresit eshte qyteti i Krujes i cili eshte 40 km larg hotelit. Hoteli gjendet 35 km larg Tiranes, kryeqytetit te Shqiperise dhe gjithashtu 30 km larg aeroportit “Nene Tereza” Rinas.