Imagjinoni nje vend magjik me nje lendine te bukur te rrethuar nga male plot gjelberim te banuara nga lloje te ndryshme zogjsh e kafshesh si ketra e sorkadhe. Nje burim qe del nga shkembi ku uji i ftohte kalon neper shkembinj dhe nje perrua qe vjen nga maja e malit, shtigje neper pyll ku rrezet e diellit duken si perde magjike dhe uji kristal ku mund te shikosh peshqit duke notuar qetesisht. Imagjino ta kthesh kohen mbrapa dhe te shijosh ushqime te shijshme natyrale te gatuara ne nje menyre tradicionale (sac zgare qymyri ) dhe ti shoqerosh me nje gote vere shtepie apo nje gote raki. Nuk eshte e nevojshme te imagjinoni. Farma Sotira eshte kompleksi turistik qe ju ofron ambjente pushimi tradicionale ku ju do te harroni cdo stres.