Agave Village është një hotel i qetë, mahnites i vendosur në një pozitë shumë strategjike gjeografike, pranë Porto Palermo, në jug të Shqipërisë, në një nga destinacionet më të bukura përgjatë Rivierës Shqiptare. Ai përbëhet nga 12 shtepiza në mes të natyres se virgjër. Aty do të gjeni një kombinim të veçantë të natyrës së egër dhe ujit kristal blu gati për t'u eksploruar nga turistët aventuriere, adhuruesit e natyrës apo zhytësit e lire. Akomodimi është një tjetër pikë e fortë e hotelit pasi çdo shtëpize njëkatëshe përbëhet nga tre dhoma te bollshme dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme. Agave eshte një nga fshatrat e para Eko në Shqipëri ngaqe përdor ujin e shiut dhe 4 panele diellore për ngrohje. Ketu mund te behen ecje me biciklete, alpinizem, eksplorim shpellash, eksplorim i botes nënujore, udhëtime me varkë, peshkim dhe zbulimin plazhesh të reja me rërë. Ky vend eshte edhe për dashamirësit e historisë te cilet mund të vizitojnë kështjellën e Ali Pashës vetem pak minuta në këmbë. Me të apasionuarit mund t'i kushtojnë rendesi vizitave ne vende arkeologjike si Butrinti dhe Gjirokastra " Trashëgimi Botërore të UNESKO-s ".