Hotel Marub ne Rubik eshte nje hotel ekologjikne Mirdite qe e ka vendndodhjen në një territor natyror dhe piktoresk, larg zhurmës, papastërsisë dhe smogut, vetëm 70 km nga kryeqyteti, Tirana. Një vend me nje atmosferë të veçantë. Qëllimi i hotelit është të ruajë dhe të përmirësojë mjedisin dhe jetesën në fshatin kodrinor. Hoteli, në afërsi të bukurisë së thyer të fshatit Rubik, është në pronësi të familjes dhe ofron një atmosferë të ngrohtë dhe intime. Shërbimi dhe përkushtimi, qetësia, natyra e paprekur, kuzhina e mirë, aktivitetet rekreative në ofertë e të tjera si këto janë parakushtet për një pushim qetësues dhe rinovues. Hoteli është në një vendndodhje të përshtatshme, i mbrojtur nga malet në veri; edhe gjatë vjeshtës së ftohtë e të lagësht apo gjatë muajve të dimrit, ai siguron një qëndrim stimulues për shëndetin. Larg nga trafiku dhe smogu, kjo luginë e quajtur Katund i Vjetër, ofron një atmosferë pa stres dhe alergji. Mjediset paqësore të hotelit dhe shëtitjet interesante janë garantues të një ripërtëritje të nevojshme, gjithashtu edhe për personat e stresuar apo të lodhur.