Hotel Pogradeci eshte nje hotel i ndertuar ne 2014-en, ne qytetin e Pogradecit. Gjendet 400 m larg nga qendra e qytetit dhe eshte prane shetitores qe ndan Liqenin e Ohrit me hotelin. Prej nga hoteli ju mund te shihni: qendren e Pogradecit, shetitoren pergjate plazhit por sidomos pamjen e mrekullueshme te liqenit. Gjithsej jane 58 dhoma. Hoteli ka nje bar, restorant, kuti sigurie, vendparkimi falas, recepsion 24 ore, linje interneti e ajer te kondicionuar ne te gjitha dhomat. Restoranti te ofron ushqim tradicional te shijshem dhe cilesor. Gjithashtu ofron muzike live per te gjithe miqte e tij. Pogradeci eshte nje prej qyteteve me te bukura te Shqiperise per te kaluar pushimet. Aty mund te beni shume gjera si p.sh: te ecni me biciklete ne park dhe ne shetitoren e liqenit, te merni me qera nje barke ne Liqenin e Ohrit, te ecni ose te vraponi ne mengjes pergjate bregut te liqenit, te vizitoni fshatin e Tushemishtit, 5 min larg me makine si dhe shume gjera te tjera.