Hotel Antag është një kompleks modern i pozicionuar vetëm 100 metra nga deti Adriatik në zonën e Shëngjinit. Ka një arkitekturë elegante me një kapacitet prej 40 dhomash, një pishine të jashtme për të rritur dhe një për fëmijë, një bar dhe restorant me veranda të mëdha me pamje nga deti. Dhomat janë me hapesire te bollshme, të mobiluara bukur dhe me pajisje cilësore. Hoteli është një zgjedhje shumë e mirë për të kaluar pushime çlodhëse, por gjithashtu edhe për raste të ndryshme si ceremoni dasmash etj. Restoranti ofron kuzhinë shqiptare dhe ndërkombëtare.
![]() | Antag Hotel is honoured Silver Award by Authentic Albania Quality Mark |