Hotel Colosseo gjendet ne qytetin e Shkodres, ne nje pedonale te rrethuar nga shtepi, bare, restorante dhe klube nate. I ndertuar sipas formes se “ mrekullise antike ” te arkitektures (nga e cila ka marre edhe emrin), Colosseo ofron nje kombinim te mrekullueshem te standarteve te larta, vendodhjes ne qender dhe mikpritjes tradicionale shqiptare. Ketu ju mund te pushoni ne nje ambjent te qete dhe te rehatshem, te shijoni nje ushqim cilesor dhe nje sherbim te shkelqyer. Palestra, pishina e brendshme, dhomat per masazh, sauna jane ne dispozicion te klienteve te hotelit pa asnje kosto shpenzimi. Dhomat dhe suitat tek hotel Colosseo jane te pajisura me ajer te kondicionuar, TV LCD me kanale satelitore, tavoline shkrimi, minibar dhe kuti sigurie. Disa dhoma kane edhe ballkon. Ne hollin e hotelit linja e internetit eshte falas dhe parkimi para hotelit eshte i siguruar per te gjithe klientet.